Lajme

Gjendet trupi i pajetë i alpinistit që rrëshqiti në Majën e Hajlës

Është gjetur trupi i bjeshkatari Fazim Fetahoviq, i cili ishte raportuar i zhdukur një ditë më parë.

Trupi i tij u lokalizua në malin Hajla nga malësori Semir Kardoviq, që ishte pjesë e ekipit të kërkimit.

Pas gjetjes, janë njoftuar autoritetet përkatëse, të cilat kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Alpinistë malazezë, anëtarë të Shërbimeve të Shpëtimit Malor të Rozhajës dhe të Kosovës, si dhe zjarrfikës dhe oficerë policie nga Rozhaja morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Dyshohet se një bjeshkatar rrëshqiti në Majën e Hajlës, nis operacion kërkim-shpëtimi

Të Ngjashme