Lajme

Gjendje e qetë në kufi, pritje deri në 5 minuta për të hyrë në Kosovë

Fluksi i udhëtarëve në pikat kufitare të Kosovës është rritur gjatë ditës së sotme, me më shumë qytetarë që po hyjnë në vend.

Megjithatë, pavarësisht shtimit të qarkullimit, nuk janë raportuar kolona apo vonesa të gjata. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës zgjasin vetëm nga 3 deri në 5 minuta në shumicën e pikave kufitare.

Të Ngjashme