Lajme

Gjendje me qetë në Drenas të mërkurën pas vërshimeve, dëme në biznese dhe ekonomi familjare

Makinat bujqësore zbritën në qytet të mërkurën.

Kjo meqë disa rrugë të Drenasit, mund të kaloheshin vetëm në këtë mënyrë.

Kjo bëri që disa vetura ta kenë këtë fat.

E në ndihmë atyre, u desh t’i dalin ekipet transportuese.

Por, sasia e madhe e ujit në rrugë, për dikë tjetër, nuk që fare problem.

Kjo ishte gjendja e krijuar të mërkurën në qytetin e Drenasit, një ditë pas vërshimeve.

“Qarkullimi ishte shumë i vështirë sepse uji i ka marruar rrugët e ka vërshime, por megjithatë sot është pak më qet. Dje i kam humbur edhe numrat e kerrit, më kanë mbetur diku në ujë aq që ka qenë sipërfaqja e ujit shumë e lartë”, thotë qytetari Arif Hasai.

Në mesditë, këtu u panë edhe mjetet e rënda.

Por, edhe kategoria e kundërt e tyre.

Qytetarët thonë se kjo pjese e qytetit vuan kur ka reshje të mëdha.

“Vazhdimisht kur ka reshje të mëdha, këtu grumbullohet uji më së shumti e mundon këtë pjesë edhe këtë të rrethi, tjerat pjesë janë më shumë rurale edhe rruga Drenas- Poklelk është e mundimshme. Komuna e ka menxhuar situatën mirë”, thotë qytetari Zenel Xheka.

Si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, me ndihmën e organeve të rendit, u evakuuan 20 familje.

“Gjatë ditës së djeshme së paku 20 familje kemi evakuuar së bashku me ndihmën e zjarrfikësve dhe qytetarëve të cilët na kanë dal në ndihmë me barkat e tyre. Ndërsa, sot deri në këto momente nuk kemi bërë ndonjë zhvendosje ose evakuim të tyre”, tha drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Nexhmedin Gruda.

E në terren të mërkurën doli edhe i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Presidentja e Kosovës dje më ka ftuar ka qenë e gatshme me i dërguar FSK-në me na ndihmuar, por i kam kërkuar që të mos i dërgojë sepse ne me ato kapacitet mujshim me përballu situatën të cilën e kishim nën kontroll”, tha Lladrovci.

Ndryshe, nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent, të mërkurën thonë se rreziku aktual vlerësohet i menaxhushëm.

Por sipas AME-së, ekziston mundësi për përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja.

Të Ngjashme