ShowBizzz

Gjërat duken serioze! Andi dhe Gresa i japin fund lidhjes së tyre?

Vetëm pak ditë pasi u panë të lumtur krah njëri-tjetrit duket se e papritura ka ndodhur mes Gresës dhe Andit.

Çifti simpatik duket se nuk po jeton momentet e tyre më të mira, të paktën këtë na lanë vet të kuptojmë duke larguar njëri-tjetrin nga Instagrami, një faktor dhe tregues i rëndësishëm i kohëve të sotit.

Andi edhe i ka hequr fotografitë e përbashkëta me Gresën, që i mbante në profilin e tij në Instagram.

Teksa ai gjendet në Kosovë, Gresa po shijon sërish pushime.

Super modelja gjendet në Ibiza nga ku ka postuar fotografi tejet tërheqëse.

View this post on Instagram

A post shared by Gresa Hoti (@gres.hoti)

Ky zhvillim vjen shumë pak ditë pasi Andi përmes një fotoje krah Gresës u shpreh se “kështu do na keni deri në pleqëri”.

Nuk dihet nëse kjo lëvizje u bë për pak vëmendje apo vërtetë çifti po kalojnë një krizë.