LifeStyle

Gjërat prej të cilave ke frikë por që të kanë ndihmuar të rritesh

Frika që të mos jesh i/e pëlqyer nga të tjerët.

Mos u dorëzo të jesh vetvetja dhe i/e vërtetë nga frika se mos ndoshta nuk do të jesh i/e pëlqyer nga të tjerët.Të jesh  autentik/e është mënyra më e mirë për të qenë I/e tërhequr nga ata që  do të dëshirojnë pa kushte  të jenë pjesë e zhvillimit dhe rrugëtimit tënd.

Duhet të pranojmë të mos jemi të pëlqyer dhe të vlerësuar nga të gjithë dhe duhet t’a përdorim kohën tonë me ata që vërtetë na duan dhe na vlerësojnë për atë që jemi.

Frika nga dështimi.

Qenia njerëzore është e prirur të qëndrojë në një zonë rehatie kur ka frikën e humbjes apo dështimit në situata të ndryshme  në jetë dhe për rrjedhojë zgjedh të mos veprojë e të mos marrë iniciativa por e vërteta nuk duhet të jetë kështu. Ne nuk duhet të bëjmë zgjedhje nga frika se mos gabojmë dhe heqim dorë nga gjëra që ndoshta do të vlejnë shumë për ne duke ia hequr vetes mundësitë dhe shanset që jeta na ofron

Gabimet, janë mësime jete nga të cilat kemi shumë për të mësuar!

Frika se nuk vlen aq sa duhet!

Çdo herë që mendon se vlen pak, kujtohu për të gjitha vështirësitë dhe sfidat që i ke përballuar, shpeshherë edhe vetëm.

Nëse mendon se dikush kërkon të të nënvlerësojë, mos u dorëzo! Besoju forcës, vlerave të tua që të ndihmojnë  të të ndriçojnë sa herë ndihesh në vështirësi.

Frika nga vetmia

Duke punuar dhe reflektuar me veten, do të kuptosh se  nëse në një moment je vetëm, është në të njëjtën kohë për t’u vlërësuar rendësia e kohës që ne shpenzojmë me veten dhe të mos shihet si një kërcënim për mirëqenien tonë.

Koha për ty është e çmuar dhe pikërisht ajo kohë që shpenzojmë me veten është e vyer dhe një mënyrë refleksioni për t’u ndërgjegjësuar për rëndësinë e përzgjedhjes së rrethit social që meriton të bëhet pjesë e jetës sonë.

Frika nga ndryshimi.

Nëse je duke pritur momentin e duhur per të bërë një ndryshim, ndalo dhe dëgjo zërin tënd të brëndshëm dhe kështu do të kuptosh nëse vërtetë ka mbërritur momenti i duhur për të kthyer faqen. Kthesat dhe vendimet më të rëndësishme në jetë, merren duke respektuar dhe duke dëgjuar instiktin tuaj. Merrni kohën tuaj dhe mos kini frikë nga hapat e ndryshimet që mund të keni deshirë të bëni. Nuk bëhen për një çast, revolucionet në jetë! Por hap pas hapi, me përparime të vogla, ti mund të arrish qëllimin dhe drejtimin e dëshiruar.

Frika se mund të jetë tepër vonë.

Nuk është asnjëherë vonë për aq kohë sa zgjohesh në mëngjes dhe sheh dritën e diellit. Nuk është nevoja të vini kufij. Çdo  ditë është një mundësi e re për të shkruar historinë tënde dhe per të bërë ëndrrat realitet.