Lajme

Gjermani: I ikën policisë “nga duart” shqiptari që duhej të dëbohej

Pavarësisht një operacioni të madh policor me qen gjurmues dhe helikopter, ende nuk është bërë e mundur gjetja e të arratisurit.

E enjte, 4 Prill 2024 – 21:55albinfo.ch
Një shqiptar i arrestuar për dëbim ka arritur të arratiset nga komisariati në Arnstadt (rrethi Ilm). Sipas informacioneve që ka dhënë policia të enjten, 21-vjeçari u dërgua në të ashtuquajturin paraburgim parandalues ​​të caktuar të mërkurën, për të zbatuar dëbimin e tij, transmeton albinfo.ch.

Një zëdhënës i policisë tha se ai qe dërguar në stacionin e policisë lokale, me pranga në duar. Në rrethana ende të paqarta, i riu është arratisur nga godina pasi në fakt paraprakisht ishte sjellë në mënyrë bashkëpunuese.

Pavarësisht një operacioni të madh policor me qen gjurmues dhe helikopter, ende nuk është bërë e mundur gjetja e të arratisurit dhe arrestimi i sërishëm i tij, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Sipas zëdhënësit, paraburgimi parandalues ​​për migrantët për të cilët është planifikuar deportim mund të urdhërohet nga gjykatat, përcjell albinfo.ch. Kjo bëhet për t’u siguruar që ata të mos shmangin dëbimin.