Në kuadër të takimeve me partnerët zhvillimorë, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti sot në takim Daniel Alker, Shefin e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë dhe Marcus Delf, Drejtor i GIZ-it për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Zulfaj e falënderoi delegacionin për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania i dha dhe vazhdon t’i japë institucioneve të Kosovës. Kosova po vazhdon me përgatitjet e hershme institucionale në fushën e integrimit në BE, të cilat kanë si qëllim rritjen e efikasitetit administrativ për krijimin e kapaciteteve të nevojshme për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Ndihma zhvillimore është e çmueshme për Kosovën, ndërsa Gjermania vazhdon të mbetet ndër kontribuesit më të mëdhenjë zhvillimorë në Kosovë
