ShowBizzz

Gjesti i dërgon mesazh Gimbos në Big Brother: Mos ia lsho rrugën kërkujt

Fituesi i edicionit te kaluar ne “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, i ka dërguar një mesazh publik shokut të tij të ngushtë DJ Gimbo, i cili aktualisht është banor në sezonin e katërt të formatit.

Përmes lojës “Big Love”, Gjesti u shfaq me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe mbështetës për Gimbos, duke e inkurajuar që të jetë vetvetja dhe të mos ndikohet nga askush brenda shtëpisë.

“Kqyre bab direkt pa rrotulla, krejt jeni të mirë e të bukur, e tonat mashalla, po veç një yll po mungon aty e ai je ti. Qite veten qysh je, shprehu, kallxoju krejtve çfarë zemre ki. Ndaq me i fitu zemrat e tjerëve, ajo është ma e rëndësishmja. Se për çmim e kemi fitu njëherë. Kshtu që mos ia lsho rrugën kurrkujt, se s’ka mëshirë kërkush për ty. Të pres jashtë, është koha jonë, se boll u bo mo” shkroi ai ne mesazhin drejtuar shokut te tij.

DJ Gimbo e priti me emocion mesazhin e mikut të tij, duke e falënderuar dhe duke e përshëndetur publikisht para kamerave.

Banoret e tjere e duartrokiten mesazhin e Gjestit, ndersa ishte Rogerti ai i cili iu drejtua Gimbos duke i thene se duhet ta kuptoje me mire mesazhin qe mori.

Të Ngjashme