Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, përballë Shqipëria.
Sfida vendimtare do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në një përballje që konsiderohet kyçe për sigurimin e pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror 2026.
Atmosfera e madhe ka mobilizuar jo vetëm tifozët, por edhe figura të njohura të skenës publike.
Për të përkrahur Kosovën, drejt stadiumit është nisur edhe këngëtari i njohur Gjesti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku tregon se është rrugës për në stadium për të mbështetur përfaqësuesen.
“U nisëm Kosovë”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë fituesi i Big Brother VIP Albania 4.

