Gjesti ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar besimtarët me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Përmes një videoje të shpërndarë për ndjekësit, këngëtari konfirmoi se do të jetë edhe vetë pjesë e agjërimit këtë vit, duke treguar anën e tij besimtare dhe përkushtimin ndaj praktikave të muajit të shenjtë.
Gjest e shoqëroi urimin e tij me një mesazh motivues për ndjekësit, duke i inkurajuar ata të shfrytëzojnë këtë muaj për të kryer veprime të mira dhe për të agjëruar. Ai tha: “U çova në syfyr, po e pres sabahun me falë dhe me kismet me ndihmën e zotit me e kry këtë muaj të shenjtë qysh duhet. Ishalla na lehtëson zoti, ishalla krejtve naj fal gjynahet. Duhet me bo, duhet me bo njerz, pasha zotin duhet me bo njerz! Sinqerisht, duhet me bo për zotin këtë muaj gjithqysh. Janë këto të mira edhe po pritojmë? Joo! Ma mirë vonë se kurrë. Me krejt të mirat ishalla, ishalla zoti na nimon krejtve. Urime edhe njiherë!”
Ky mesazh i ndjerë tregon dëshirën e sinqertë të artistit për të motivuar të tjerët drejt veprave të mira dhe përkushtimit ndaj krijuesit. Përveç urimit personal, Gjesti nënvizon rëndësinë e agjërimit si një praktikë shpirtërore që forcon lidhjen me Zotin dhe sjell paqe dhe reflektim në jetën e përditshme.
Videoja ka marrë reagime pozitive nga fansat dhe ndjekësit, të cilët e përshëndetën iniciativën dhe përkushtimin e tij, duke e vlerësuar si një shembull frymëzues për komunitetin.
