Pas një pauze disamujore, këngëtari Gjesti, është rikthyer në skenën muzikore me këngën e re të titulluar “Memories”.
“Memories” përfaqëson një projekt të veçantë në karrierën e artistit, i frymëzuar nga kujtime dhe përjetime personale.
Me këtë këngë, Gjesti shfaq një dimension më të thellë dhe më të pjekur artistik, duke e konsideruar si projektin e tij më emocional deri më tani.
“Ky publikim shënon fillimin e një faze të re kreative. “Memories” është vetëm një nga projektet e shumta që Gjesti do t’i publikojë gjatë këtij viti, ndërsa artisti është aktivisht duke punuar për të sjellë muzikë të re për fansat e tij”, ka njoftuar “Three60 Music”.
Kënga është realizuar nga producentët Fatjon Miftari dhe Eron Hoti, ndërsa videoklipi është xhiruar në Berlin dhe është prodhuar nga labeli “Three60 Music”.
Artisti kishte marrë një pauzë katërmujore nga muzika pas humbjes tragjike të vëllait të tij, i cili ndërroi jetë në një aksident trafiku.
