Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe dhimbjeje, artisti i njohur Gjesti është gati të rikthehet në skenën muzikore me një projekt të ri, i cili pritet të jetë ndër më personalët e karrierës së tij.
Përmes një postimi të fundit në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari ka njoftuar fansat se sot, në ora 18:00, do të lansojë këngën e tij më të re, duke ngjallur menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit.
Burime pranë artistit bëjnë të ditur se ky projekt nuk do të jetë një këngë e zakonshme.
Përkundrazi, ai pritet të jetë një dedikim i ndjerë që reflekton zhvillimet e fundit në jetën private të Gjesti, me fokus të veçantë në ngjarjen tragjike të humbjes së vëllait të tij, e cila tronditi opinionin publik pak kohë më parë.

