4
Një person në Gjilan është goditur me sëpatë nga djali i tij i mitur dhe është dërguar me urgjencë në Spital.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, për shkak të gjendjes së rëndë, viktima është transportuar më pas në QKUK për trajtim të mëtejshëm, shkruan Klankosova.tv
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe përfaqësuesi i QPS-së, i cili është marrë me të miturin.
Punëtori social ka konstatuar nevojën emergjente për strehim të fëmijës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike.
Rasti është nën hetim.
“Gjilan 20.02.2026 -19:30. Nga Spitali Rajonal është marrë informata se viktima mashkull kosovar, është sjellë me urgjencë për shkak të lëndimeve të pësuara nga goditja me sëpatë, nga i dyshuari mashkull kosovar djali i tij i moshës se mitur. Viktima pas ekzaminimeve mjekësore për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar për në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe përfaqësuesi i QPS-së i cili është marrë me personin e mitur. Punëtori social ka realizuar vlerësimin fillestar të fëmijës ku është konstatuar nevoja emergjente për strehimin e fëmijës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike të shkaktuar nga ngjarja. Rasti duke u hetuar”.
ks
