Lajme

​Gjilan: Hajnat me maska thyejnë kasafortën e qendrës tregtare, vjen 12 mijë euro

Rreth 12 mijë euro para të gatshme janë vjedhur nga kasaforta e një qendre tregtare në Gjilan, pasi tre persona të maskuar depërtuan me forcë në objekt, në orët e para të së mërkurës.

Sipas Policisë, rasti që ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” është raportuar nga menaxhere e qendrës tregtare, e cila ka thënë se të dyshuarit, duke përdorur forcë fizike dhe mjete të forta, kanë dëmtuar dhe hapur derën e kasafortës, prej nga kanë marrë paratë.

Forcat e rendit kanë bërë me dije se njësitë e tyre po zhvillojnë hetime për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Të Ngjashme