Shëndetësi

Gjinekologia Golemi: Shtatëzania pas të 30-ave dhe dilemat e ‘kushteve ideale’ e grave moderne

Gjinekologia Denisa Golemi ishte e ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’, të moderuar nga Klaudja Karabolli në SYRI TV, ku ndau disa reflektime mbi sfidat që hasin gratë në lidhje me mëmësinë dhe planifikimin familjar.

Gjatë intervistës, Golemi theksoi se ka gjithnjë e më shumë vajza të reja që ndihen të dyzuara për shtatzaninë. Sipas saj, ato shpesh dëshirojnë të bëhen nëna, por nuk e shohin ende veten të gatshme për përgjegjësinë që sjell roli i prindit. Ajo e konsideron këtë qasje si të ndershme, pasi tregon vetëdije dhe reflektim për një vendim kaq të rëndësishëm.

Mjekja nënvizoi se pas moshës 30 vjeç, gratë janë zakonisht më të pjekura emocionalisht dhe më të stabilizuara ekonomikisht, pasi kanë ndërtuar një pjesë të rëndësishme të karrierës së tyre. Megjithatë, pikërisht kjo pritje për ‘kushtet ideale’ mund të ndikojë negativisht në fertilitet.

‘Ka raste që dhe vijnë dhe janë të dyzuara të themi, edhe e duan një shtatzani, edhe duan të bëhen nëna, por edhe nuk e projektojnë plotësisht veten aty te të marrit e rolit të prindërit dhe kjo mendoj që është shumë e ndershme nga ana e tyre se të paktën e pranojnë këtë pjesë që ndoshta nuk janë akoma gati. Dhe patjetër që ne ndonjëherë bëjmë pak edhe atë pjesën e këshillimit për t’i ardhur sadopak në ndihmë vajzave të reja.

Pas të 30-ave, një vajzë është më e pjekur emocionalisht, është më e stabilizuar nga ana ekonomike, kështu që i ka ndërtuar disa gjëra, e ka ndërtuar karrierën.

Dhe atëherë në atë fazë ajo është ajo çfarë ne thamë, që ndoshta kjo është dhe një ndër problemet që sjell problematika në infertilitet, sepse ndonjëherë ato kushtet e përshtatshme që presin gjithmonë çiftet për të ardhur dhe për t’u bërë prind, vijnë në një moment që kanë kaluar ca vite dhe pastaj kemi efektin biologjik që është penalizues në atë rast dhe ndoshta i jep këtë pjesën e vështirësisë për të arritur te shtatzania. Por në këto grup-mosha të themi, që janë moshat e reja dhe që përputhen ndoshta edhe me këtë pjesën e gjeneratave që thamë, ë? Dhe këto janë gjenerata të, ë, të fundit, që janë gjenerata që dhe Alkida e tha që janë më shumë pak individualistë, shikojnë shumë pak pjesën e mirëqenies individuale, nuk janë gati të bëjnë ato sakrificat që duhet të bësh në momentin që duhet të bësh prind, që ti duhet të sakrifikosh disa gjëra nga karriera në momentin që do bëhesh prind, sepse nuk mund të jesh 100%…

Por ti do krijosh prioritete të reja dhe është çështje se si ti i ndërton këto prioritete, të cilat patjetër, po, sepse normalisht ti ecën. Është një fazë fillestare kur fëmijët janë të vegjël dhe pastaj çdo gjë fillon dhe merr një normalitet siç ka qenë të themi, jo 100%, se normalisht jeta ndryshon kur bëhesh prind, por që kthehet të themi në atë normalitetin e edhe të punës, dhe të karrierës e me radhë. Kështu që patjetër që ka një stepje dhe ndonjëherë te këto grup-mosha, të cilat e mendojnë dy herë këtë pjesë. Por unë do thoja dhe këtë pjesën tjetër. Për shembull, kemi pasur dhe kemi raste plot të nënave që janë me një fëmijë dhe stepen për të bërë një fëmijë të dytë.

Të njëjtën ngarkesë, sepse është një ngarkesë e madhe emocionale, të themi të drejtën. Ne themi, në momentin që vjen një fëmijë në jetë, normalisht, jeta e një gruaje ndryshon. Nuk është më, jo vetëm në aspektin social, por edhe në aspektin biologjik, ajo nuk është më e njëjta, i njëjti njeri që ka qenë më përpara. Ndryshon biologjikisht. Kështu që varet se sa lehtë e kanë bërë këtë përshtatjen me këtë transformimin që ka ndodhur’, u shpreh ndër të tjera mjekja gjinekologe Denisa Golemi në SYRI TV.

Të Ngjashme