Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen sot “Marshit për Liri” në Prishtinë.
Përmes një postimi, Gjini ka ftuar bashkëqytetarët dhe anëtarët e Aleancës që në orën 14:00 të mblidhen në sheshin “Skënderbeu”, prej nga do të nisë marshi.
“Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë. Ju ftoj që në ora 14:00 të mblidhemi në sheshin ‘Skënderbeu’ për të ecur krah për krah në Marshin për Liri”, ka shkruar Gjini.
Ai ka thënë se përmes këtij organizimi do të përcillet një mesazh i fuqishëm nga Kosova, në një moment të rëndësishëm.
“Aty do të bashkojmë zërin tonë për të përcjellë mesazhin më të mirë e më të fuqishëm që Kosova mund të japë sot në këtë moment të rëndësishëm”, ka deklaruar Gjini./teve1.info/
