Lajme

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Arne Bjørnstad.

Përmes një njoftimi, Gjini ka bërë të ditur se me ambasadorin norvegjez ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Ai e ka falënderuar ambasadorin Bjørnstad për përkrahjen e vazhdueshme të Norvegjisë ndaj Kosovës, përmes projekteve të ndryshme dhe mbështetjes në proceset integruese.

“Po ashtu e rikonfirmova bindjen se populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë dhe kthimin në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit”, ka shkruar Gjini./teve1.info/

Të Ngjashme