Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini pas nisjes së numërimit të votave, tha se kjo është një nisje e jashtëzakonshme për këtë subjekt politik teksa ka falënderuar votuesit.
“Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme.
Të gjithë ata që na kanë besuar në atë që kemi thënë, që i besojnë të ardhmes së Kosovës, një Kosove që duhet të bëhet e mirë për qytetarët e vet, nuk kanë me u pendua kurrë”, tha ai.
Ndërkohë Ardian Gjini po garon për herë të parë si kandidat për kryeministër në zgjedhje parlamentare.
Numërimi i votave po vazhdon ende.
