Lajme

Gjinovci reagon: Abdixhiku, kryetar i mbështetur nga oligarkia dhe i paaftë për kauzë opozitare

Në mbledhjen e fundit të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbijetuar votëbesimin për dorëheqjen e tij.

Nga 300 delegatë, 164 votuan kundër dorëheqjes, ndërsa 136 votuan pro.

Analisti Rron Gjinovci e përshkruan LDK-në si shembull të demokracisë, por vlerëson se udhëheqja aktuale mbetet e dobët dhe e influencuar nga oligarkia.

Postimi i plotë:

LDK-ja shembull i demokracisë për partitë në Kosovë. Edhe unë mendoj që Lumiri niher për niher është zgjidhja ma e mirë. E kjo zgjidhje ma e mirë, fatkeqësisht është shumë e dobët. Kryetar që mbështetet nga oligarkia në tentativë e Kosovës dhe i paaftë me kriju kauzë opozitare. Për ma tepër “në votim 164 delegatë votuan kundër dorëheqjes së Abdixhikut, ndërsa 136 pro”. Pak problem.

Të Ngjashme