Lajme

Gjithçka gati për Bordin e Paqes, del fotoja nga salla e mbledhjes

Për pak minuta pritet të nisë mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes në Uashington. Pamjet e para të publikuara tregojnë sallën e takimit ndërsa pritet mbërritja e liderëve botërorë dhe presidentit Donald. Në këtë takim merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili është i shoqëruar nga ministri Ervin Demo.

Vendet si Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca kanë refuzuar ftesën e Trump duke shprehur dyshime për mënyrën e funksionimit të Bordit dhe mundësinë që ai të rivalizojë Kombet e Bashkuara. Në bord nuk ka përfaqësim palestinez, ndërsa Izraeli mban një vend.

Ky bord i krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump është për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Presidenti Trump njoftoi para takimit se anëtarët e bordit kanë premtuar 5 miliardë dollarë për përpjekjet e rindërtimit të Gazës, një pjesë e vogël krahasuar me 70 miliardë dollarët që nevojiten për të rindërtuar territorin palestinez të shkatërruar nga dy vite konflikt.

Të Ngjashme