Vlerësohet se sot ka afërsisht shtatëdhjetë milionë individë aseksualë, afërsisht 1% e popullsisë së botës.
Me aseksual nënkuptojmë dikë që ka mungesë totale të tërheqjes fizike ndaj të tjerëve, ose ka mungesë të nxitjeve drejt aktivitetit seksual. Sot shkenca e konsideron aseksualitetin si orientimin e katërt seksual në të njëjtin nivel me heteroseksualitetin, homoseksualitetin dhe biseksualitetin.
Por nëse për shumë njerëz mungesa e dëshirës është një gjendje fizike, për të tjerët është rezultat i zisë, i traumave sentimentale, rezultat i imponuar, i marrëdhënies në çift.
Ka pozicione të feminizmit, që nëpërmjet abstinencës, gjejnë ‘një arratisje’ nga kultura e dëshirës mashkullore mbizotëruese dhe asimetrike.
Presioni për të studiuar, për të krijuar një karrierë ose për të kursyer për një shtëpi mund të kenë përparësi në këtë tematikë.
Në rastin e të rinjve, shkaqet janë pjesërisht të ndryshme. Lidhur me rritjen e problemeve të shëndetit mendor, të cilat pandemia vetëm i ka përkeqësuar. Por edhe ndaj izolimit social.
“Një epidemi vetmie”, e cila, sipas ekonomistes angleze Noreena Hertz, autore e librit Shekulli i vetmuar, do të ishte njëkohësisht “simptomë dhe shkak i rënies së libidos”.
Kontakti fizik sublimohet nga pornografia (e cila shkakton anoreksi seksuale te meshkujt) konsumi i së cilës, sipas hulumtimeve të fundit nga Fondacioni Foresta di Padova, është rritur edhe tek vajzat: sot 30 për qind e grave të reja shikojnë pornografi në internet. “Por lehtësia me të cilën gjejmë trupa të zhveshur duke bërë gjëra të pazakonta ka një efekt shkatërrues në epshin”, thotë Pettman.
Shkenca, biologjia dhe mjekësia shpesh kanë avancuar hipotezën se seksi mund të përmirësojë shëndetin, cilësinë e jetës dhe dëshirën tonë për t’u riprodhuar, por duke u ndërgjegjësuar dhe të komunikosh se ndoshta nuk duam ta përjetojmë fare është e rëndësishme. Thjesht të jesh në gjendje të thuash, ‘Jo, nuk më pëlqen’. është pozitive sepse në përgjithësi njerëzit nuk duhet të ndihen sipas një standardi: gjëja më e mirë mbetet, në fakt, që të gjithë të ndihen të lirë nga standardet, kufizimet dhe pritshmëritë që janë më të dëmshme.