Lajme

“GJKKO dha vendimin e Ramës”,Beleri flet nga qelia dhe tregon kush nga PD e ka takuar

Kryebashkiaku i Zgjedhur i Himarës, Fredi Bleri ka folur në një lidhje telefonike në lidhje me vendimin e GJKKO, që nuk i dha një leje të posaçme në mënyrë të të betohej. Ai për “Now me Erla Mëhilli” u shpreh se GJKKO ka dhënë vendimin që ka marrë Edi Rama për të.

Edhe kjo që nuk jepet leje të flasin në paraburgim, nuk është gjë normale sepse të gjithë të tjerët flasin për mua, përveç meje. GJKKO mori sot një vendim që kishte dhënë Rama 4 muaj më parë. Në gusht në Ekathimerini Rama tha se ka një vendim gjyqësor që e ndalon Belerin të Betohet. Sot gjykata noterizoi vendimin.

Ka dalë mbi 5 herë në media dhe forume të PS ku ka thënë se nuk mund të betohet sepse nuk e lë ligji. Nga paraburgimi këtu ka dalë një deputet dhe ka marrë mandatin. Këtu nuk ka barazi ligjore. Gjykata është futur në aleancën e atyre që duan të marrin Himarën me forcë. Në asnjë vend të Europës dhe botës një humbës nuk mund të ushtrojë detyrën e tij.

Për mua kryesore do të ishte pafajësia dhe jam i bindur në pafajësi. Por këtu ka një regji që merret me këto. Pra me çfarë tagri Bashkia e Himarës po drejtohet sot nga dikush që ka humbur. Në të vërtetë Rama e drejton Bashkinë e Himarës”, tha Beleri.

Ndër të tjera ai ka treguar edhe personat që e kanë takuar në burg, ku ka thënë se nga PD e ka vizituar sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso.

Vizita që më ka dhënë më shumë shpresë ishte ajo e Janullatos që më tha se duhet të kemi durim dhe besim te Zoti se do dalim faqebardhë. Kanë ardhur 2 ministra grekë, që i njihja para se të bëheshin ministra, një eurodeputet dhe një deputet. Nga politika shqiptare ka ardhur kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe sekretari për çështjet ligjore në PD Ivi Kaso”, tha Beleri.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo