Lajme

GJKKO lë në burg shefin gjobëvënës të Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi në sallë: S’e dija që në zarf kishte lekë

GJKKO lë në burg shefin gjobëvënës të Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi në sallë: S’e dija që në zarf kishte lekë

GJKKO ka dhënë vlerësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shefin e Antidrogës së Durrësit i arrestuar mbrëmjen e 15 gushtit 2024 pasi akuzohet si pjesë e një skeme gjobëvënieje ndaj pronarit të një klubi nate te Ura e Dajlanit.

Para se të jepej masa e sigurisë “arrest me burg” Preçi ka kërkuar lehtësi nga gjykata pasi sipas tij ishte baba i tre fëmijëve dhe se nuk e dinte që në zarf kishte para.

“Kam shkuar vetëm se më ka kërkuar pronari i biznesit. Nuk e dija se kishte lek brenda zarfit dhe në momentin e arrestimit kam kërkuar që pakoja të hapet në praninë e avokatit, gjë e cila nuk më është mundësuar”, tha Preçi.

Sipas dosjes së SPAK, Gazmir Preçi i ka kërkuar 20 mijë euro pronarit të një lokali në Durrës, me kërcënimin se në të kundërt do i bllokonte biznesin.

Sipas hetimeve, ka arritur të marrë 10 mijë euro në fazën e parë, shumë e cila është sekuestruar bashkë me 2 celularë, nga të cilët pritet të identifikohen punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje dhe biznese të tjera që në të kaluarën mund të kenë qenë viktimë e presionit të shefit të antidrogës.

Gazmir Preçi me gradë kryekomisar akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”.

Ndërkohë në 2021 në kohën kur ka qenë shef krimesh në Mallakastër figuron të ketë qenë në hetim për lejimin e kultivimit të kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës