Lajme

GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga burgu, ‘shpërthen’ avokati: Me çfarë matet standardi i gjyqtarëve të ndershëm që nuk vjedhin dhe s’kanë dashnore?!

Pas rrëzimit të kërkesës për shuarjen e mases se sigurise ndaj Ilir Metes, avokati i tij, Kujtim Cakrani, e ka cilësuar situatën si një “kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj parimeve themelore të drejtësisë”, në veçanti prezumimit të pafajësisë.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë rrezik që Ilir Meta të ndikojë apo të prishë provat në këtë fazë të procesit, duke argumentuar se çdo masë sigurie tashmë është e pajustifikuar.

Europe Private Drivers – Learn More
Europe Private Drivers | Search Ads
Ai akuzoi sistemin gjyqësor për mungesë të verdikteve të pafajësisë dhe për kthimin e sallave të gjyqeve në “toga pushkatimi”.

“Nuk e di me çfarë standardi matin ndershmërinë gjyqtarët, nëse nuk vjedhin apo s’kanë dashnorë, por gjyqtari matet me një standard të vetëm a jep drejtësi apo jo. Në këtë vend, nuk ekzistojnë më dy gjëra prezumimi i pafajësisë dhe dhënia e pafajësisë,” deklaroi avokati Cakrani.

Avokati Kujtim Cakrani: E dini rëndësinë e shuarjes së masës dhe të afateve të paraburgimit. Është shumë e rëndë kjo që ka ndodhur me zotin Meta. Nesër do shqyrtohet kërkesa për revokim ndaj masës së sigurimit, duke marrë parasysh faktin që ne pasi prokuroria i kaloi gjykatës kalimin e çështjes për gjykim . Ne i kemi bërë kërkesë për revokimin e masave të sigurimit të nisur edhe nga precedenti Berisha kur gjykata vendosi shuarjen e masës së sigurimit arrest shtëpie. Nuk ka asnjë mundësi që zoti Meta të prishë provat. Kjo është një situatë shumë e rëndë, sepse prezumimi i pafajësisë nuk ekziston më. Kjo është kambanë alarmi. Ne na duhen gjyqtarë që të bëjnë drejtësi. Nuk e di me ca standardi e masin këta gjyqtarët që janë të ndershëm apo jo, e masin me standardin nuk vjedhin, nuk kanë dashnorë apo cfarë?! Gjyqtari matet me standardin jep apo nuk jep drejtësisë. Në këtë vend dy gjera nuk ekzistojnë më, nuk ekziston prezumimi i pafajësisë dhe dhënia pafajësi. Këto gjykata janë toga pushkatimi.