Lajme

GJKKO rrëzon kërkesën e Redi Mollës për heqjen e sekuestros për telefonin e bashkëshortes

Fotomontazh: Redi Molla

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Redi Mollës, për heqjen e sekuestros për telefonin e bashkëshortes, masë e caktuar në kuadër të dosjes “5D”. Telefoni do të mbahet me qëllm gjetjen e provave të mundshme, bashkë me pajisjet dhe sendet e tjera të sekuestruara.

Redi Molla është ish drejtori i Bashkisë së Tiranës, i cili akuzohet se është një prej pronarëve të vërtetë të shoqërisë tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, dhe ka fituar disa tendera në vlerë miliarda lekë. Për dosjen e “5D” gjykata firmosi 9 masa sigurie, 3 arrest me burg, gjashtë të tjera ‘detyrim për paraqitje’.

TS Poll - Loading poll ...

Konkretisht është dhënë masa “Arrest me burg” për shtetasit Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha (qëndron në qeli edhe për inceneratorin e Tiranës), si dhe masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Eglantina Zëre dhe Deborah Keçi.