1
Gjatë mbrëmjes së sotme është raportuar për një gjuatje me armë zjarri në qytetin e Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
‘’Sonte, rreth orës 19:26, Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në rrugën e “UÇK ” së, në Mitrovicen e Jugut.Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor’’ ka thënë Zahiti.
Më tutje është bërë e ditur se lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.
