Lajme

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, raportohet për të plagosur

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.

Siç raporton mediumi Nacionale, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”, ku ka pasur edhe të plagosur.

Lexuesit i kanë dërguar pamje mediumit, ku një person shihet i shtrirë në tokë.

TS Poll - Loading poll ...

Në vendngjarje janë parë edhe Policia e Kosovës.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për t’ua marrë një version, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje.