Kuriozitete

Gjuhët më të vështira në botë për t’u mësuar, mes tyre renditet edhe gjuha shqipe

Sipas Ethnologue, ka më shumë se 7000 gjuhë në botë, ku disa janë më të vështira për t’u mësuar se të tjerat.

Finlandishtja – Gjuha finlandeze është një gjuhë shumë e vështirë për tu mësuar ajo renditet e katërta për nga vështirësia.

Gjeorgjisht – Kjo gjuhë flitet pothuajse tërësisht vetëm nga populli i Gjeorgjisë.

Mandarin – Kjo është gjuha më e folur me afërsisht një miliardë folës në botë, sipas Babbel dhe është absolutisht një nga më të vështirat për t’u mësuar!

Kantonishtja – Së bashku me gjuhën Mandarine, kantonishtja flitet gjithashtu në të gjithë Kinën dhe është një gjuhë jashtëzakonisht e dobishme (por e vështirë) për t’u mësuar. Flitet gjithashtu në Tajlandë, Malajzi dhe Vietnam.

Sanskritisht – Gjuha e shenjtë e hinduizmit është sa e bukur aq edhe e vështirë për t’u mësuar.

Shqip – Shqipja flitet zyrtarisht në Kosovë, Maqedoni dhe, natyrisht, në Shqipëri.

Hebraisht – Hebraishtja, e cila flitet kryesisht në Izrael, është mjaft e vështirë për t’u mësuar.

Persishtja – Persishtja, e njohur gjithashtu edhe si Farsi, renditet e katërta në listën e renditjes së vështirësive.

Thai – Thai ka një alfabet krejtësisht të ndryshëm, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë për tu mësuar.

Arabishtja – Një pjesë e vështirësisë me arabishten është se flitet ndryshe në varësi të vendit ku jeni. Për shembull, arabishtja e folur në Marok është e ndryshme nga arabishtja e folur në Egjipt ose Arabinë Saudite.

Gjuha japoneze – Sipas Rype, mund të duhen 88 javë për të mësuar këtë gjuhë të Azisë Lindore, duke e bërë atë një nga më të vështirat!

/rtrsh.al/