LifeStyle

Gjumi i natës ju prishet nga temperaturat e larta? Ja disa këshilla ëpr të përballuar vapën

Temperaturat e larta kanë përfshirë vendin prandaj është gjithmonë e nevojshme të flasim për disa mënyra që lehtësojnë jetesën e përditshme.  Siç thuhet gjithmonë, uji është i pari! Edhe pse mund t’ju duken fjalë të përsëritura, të qenit i hidratuar është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni gjatë verës. 

Edhe pse mund të doni ndjesinë apo kënaqësinë e freskisë që ju japin birrat e ftohta në verë, e mira është ta shmangni alkoolin, bashkë me të edhe kafet apo çajrat e fortë.

Përdorni veshje dhe çarçafë të hollë pambuku që të mos ndjeni sikletet e djersitjet, as gjatë ditës e as kur shtriheni, në mbrëmje. Vapa gjatë natës është një luftë më vete me pagjumësinë!

Gjatë ditës, kur është nxehtë, mos i mbani dyert apo dritaret hapur! Në vend që t’u freskojnë shtëpinë, vetëm sa fusin më tepër të nxehtin! Ajroseni shtëpinë në mëngjes herët dhe në mbrëmje! Mos e përdorni kondicionierin pa kriter!

Aplikimi i akullit në kyçet e dorës dhe në anën e qafës mund të ndihmojë në uljen e nxehtësisë së trupit pasi enët e gjakut në ato zona janë afër sipërfaqes së lëkurës.