Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur të ndryshojë orarin e punës së sporteleve që ofrojnë shërbime për qytetarët gjatë sezonit veror.
Sipas urdhrit të firmosur nga kryetari i gjykatës, Gerd Hoxha, orari i ri do të zbatohet nga data 6 korrik deri më 31 gusht 2026.
Gjatë kësaj periudhe, sportelet do të jenë të hapura për qytetarët nga ora 08:00 deri në 13:00, ndërsa pas këtij orari nuk do të ketë shërbime, me përjashtim të rasteve emergjente.
See also “Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi”/ Zjarri në Tiranë, Rama: Nuk mund t’i lëmë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyreNë urdhër thuhet se vendimi është marrë për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin dhe që pritet të vijojnë edhe gjatë muajit korrik. Sipas gjykatës, masa synon të mbrojë shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve, duke garantuar njëkohësisht vijimësinë dhe cilësinë e shërbimeve.
Urdhri ka hyrë në fuqi menjëherë dhe do të publikohet edhe në faqen zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
See also Mjekësia shqiptare në mjerim 2026, foto e ambulancës së pacientëve në QSUT
