Gjykata italiane ka dënuar me 24 vjet burgim shqiptarin Avni M. për vrasjen e partneres së tij. Mediat italiane njoftojnë se Gjykata e Bolzanos vendosi të dënojë shqiptarin, pasi më 22 tetor 2022 ai vrau me çekiç partneren e tij, Elena M.
Nuk pranoi ndarjen, 50-vjeçari shqiptar përplas me makinë ish-partneren e tij në Itali.
Prokurorja e çështjes kishte kërkuar burgim të përjetshëm për shqiptarin, ndërsa avokati i Meçes kishte kërkuar një dënim më të lehtë, por në fund gjykata vendosi ta dënojë me 24 vjet burgim.
Dy vjet para vrasjes, shqiptari ishte denoncuar për dhunë nga bashkëjetuesja e tij rumune. Pas disa kohësh pati një afrim mes të dyve deri në epilogun tragjik që u mbyll me vrasjen e gruas.