Lajme

Gjykata Kushtetuese hap dyert, vizitohet edhe nga studentë ndërkombëtarë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Nexhmi Rexhepi ka pritur sot studentë vendor e ndërkombëtarë në ditën kur gjykata hapi dyert për vizitë me rastin e Ditës së Kushtetutës.

Dyert e gjykatës kanë qenë të hapura nga ora 10:00 deri në 14:00.

Grupi i fundit i vizitorëve ishte një grup studentësh ndërkombëtarë nga Universiteti i Umeas të Suedisë.

Gjatë takimit me ta, Rexhepi duke bërë një dallim mes gjykatave në Kosovë dhe Suedi tha se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është e themeluar si një gjykatë me juridiksion të veçantë për të qenë interpretuesi përfundimtar i Kushtetutës.

Të Ngjashme