Lajme

Gjykata merr vendim për pesë të plagosurit që po kurohen në QKUK

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të dyshuarve, të përfshirë në konfliktin e armatosur të dielën mbrëma në Aktash në Prishtinë ku mbet i vrarë Premtim Gashi dhe pesë të tjerë të plagosur.

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit është mbajtur në ambientet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, raporton teve1.info

Salih Sekiraqa, Korab Gashi, Robert Llumnica, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi, do të qëndrojnë për 30 ditë në qendrën e paraburgimit.

Ndryshe, dy grupe u përleshen me armë zjarri, ku mbeti i vrarë Premtim Gashi dhe u plagosen pesë të lartpërmendurit.