Bota

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin që të ndalojë ofensivën në Rafah

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar sot Izraelin që të ndalojë ofensivën në Rafah.

Në vendimin e marrë pasditen e premtes, Gjykata shprehet se nuk është e bindur që evakuimi në Rafah dhe masat e tjera të marra nga Izraeli, janë të mjaftueshme për të lehtësuar vuajtjet e palestinezëve.

Teksa lexonte vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, presidenti i trupës, Nawaf Salam tha se masat e përkohshme të urdhëruara nga gjykata në mars nuk kanë mundur të adresojnë plotësisht situatën në enklavën e rrethuar palestineze dhe sa tashmë gjykohet se janë plotësuar kushtet për të urdhëruar një gjendje të re emergjence.

“Izraeli duhet ta ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake në Rafah,” shtoi ai.

TS Poll - Loading poll ...



/tiranapost