ShowBizzz

Gjyqi vendos për padinë e Saimir Kodrës ndaj Egla Cenos

Gjykata Penale e Tiranës, ka dënuar me 1 milion lekë të vjetra aktoren Egla Cenon, e cila akuzohej për veprën penale të “Shpifjes” nga moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra.

Vendimi është dhënë mesditën e sotme, ku në këtë përballje ligjore ka dalë fitues, Saimir Kodra. Gjatë një emisioni televiziv në “PodCast”, Egla Ceno ish-fituese e “Big Brother VIP 3” deklaroi se në një rast të vetëm ishte ngacmuar seksualisht nga moderatori i një emsioni televiziv.

Moneytizer Paragrafi 2

Pas deklaratës së Eglës, reagoi edhe moderatori Saimir Kodra, i cili njoftoi se do t’i drejtohej gjykatës për mbrojtjen e reputacionit të tij.

Ai paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku kërkon shpalljen fajtore.

Moneytizer Paragrafi 4

Në procesin gjyqësor të zhvilluar më pas, Egla solli disa versione mbrojtjeje.

Fillimisht, ajo deklaroi se kishte frikë të paraqitej në gjykatë. Më pas, në një tjetër deklarim, tha se nuk e kishte përmendur Saimir Kodrën, duke u justifikuar se kishte thënë vetëm mbiemrin “Kodra”, pa përmendur emër.

Në një seancë të mëvonshme, ajo ndryshoi sërish qëndrim, duke pohuar se deklaratat e saj nuk kishin të bënin me Saimir Kodrën personalisht, por me një kauzë simbolike për gratë e abuzuara seksualisht.

Në përfundim të procesit gjyqësor, Egla Ceno u shpall fajtore dhe u dënua me vendim gjykate me 1 milion lekë gjobë, pasi deklaratat e saj u vlerësuan si shpifje dhe dëm i padrejtë ndaj reputacionit të moderatorit Saimir Kodra.

Artikull i sponzorizuar



ks