Lajme

​Godet policin dhe arratiset në mal, përfundon në pranga

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në fshatin Studenicë të Istogut.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 20 shkurt 2026 rreth orës 20:30, kur njësiti policor ka ndaluar për kontroll një të dyshuar mashkull kosovar që po drejtonte një veturë me targa vendore.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dy fishekë. Pas zbulimit të tyre, ai dyshohet se ka goditur zyrtarin policor për t’i shmangur kontrollit të mëtutjeshëm dhe më pas është arratisur në drejtim të malit, duke lënë në vendngjarje veturën dhe dokumentet personale.

Më vonë, i dyshuari është paraqitur vetë në stacionin policor, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të Ngjashme