Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shirokë, ku një person ka goditur dy këmbësore femra me veturën e tij.
Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Shirokë, Suharekë 27.03.2026 – 17:53. Ka ndodhë një aksident trafiku, ku i dyshuari mashkull kosovar, me veturën e tij ka goditur dy këmbësore femra. Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/
