ShowBizzz

Goditi me telefon këngëtaren Bebe Rexha, arrestohet 27 vjeçari që kreu veprimin

Koncerti i Bebe Rexhës në New York nuk shkoi aspak siç ishte planifikuar.

Ylli shqiptar i muzikës u godit me telefon në fytyrë nga dikush nga turma teksa po performonte në The Rooftop në Pier 17 në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.

Mes shqetësimeve të shumta, ajo postoi foto ku shihet me syrin e mavijosur me me qepje në vetull, tek shkruan: “Jam mirë”.

Nga ana tjetër, policia gjeti fajtorin e incidentit dhe sipas një deklarate të lëshuar nga NYPD (Departamenti i Policisë së New York), është arrestuar 27-vjeçari Nicolas Malvagna, i cili akuzohet për sulm.