ShowBizzz

Gold AG reagon pas ngjarjes tragjike të Liridonës: “Ky rast është kapaku i krejt të këqijave”

Reperi i njohur Arian Agushi, i njohur si Gold AG, ka reaguar me emocion dhe shqetësim të thellë ndaj rastit tragjik të Liridonës. Në një postim prekës në rrjete sociale, ai është shprehur se kjo ngjarje e ka prekur thellë dhe i ka sjellë ndër mend dhimbjen e fëmijëve të pafajshëm që përjetojnë trauma të tilla.

“Shumë raste e fatkeqësi kan’ ndodhë në këtë vend tonin… Shpesh hy në lëkurën e saj, shpesh në lëkurën e Naimit e bile shpesh edhe në lëkurë të fëmijëve”, shkruan ai, duke theksuar se çdo herë e rikujton veten në vendin e viktimës dhe të fëmijëve që përjetojnë dhimbje të papërshkrueshme.

Artisti u ndal edhe te reagimi i autoriteteve dhe drejtësisë, duke ngritur pyetjen se si është e mundur që autorët e këtyre krimeve të mos mbahen përgjegjës si duhet.

Në fund të reagimit, ai shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe lutet që Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe.



ks