
10
2024 po mbyllet shpejt dhe kjo do të thotë se na pret një kohë e madhe argëtimi teksa përmbledhim gjërat më domethënëse që kanë ndodhur këtë vit.
Google ndjek po ashtu të njëjtin rregull sepse publikoi së fundmi “Vitin e tij në Kërkim”, ku liston të gjitha tendencat e kërkimit të vitit 2024. Lista përfshin një mori gjërash që mund të prisni, por më e rëndësishmja, ajo përfshinte gjithashtu dhe pyetjet: “Pse janë [shenjë horoskopi] [veçori e shenjës]?”
E gjithë kjo do të thotë se ne do të marrim pak çaj të vërtetë për atë që interneti me të vërtetë mendon për shenjat.
Pra, këto janë pyetjet më të kërkuara për secilën shenjë të horoskopit në vitin 2024. Gjithashtu do t’ju kërkojmë të votoni nëse mendoni se janë të vlefshme ose jo ato pyetje, për pak argëtim, por edhe pak shkencë. 🙂
1. “Pse Deshët janë kaq budallenj?”
Hë, mirë e kanë për Dashin?
Jam shumë dakord!
Joo, po talleni besoj?!
2. “Pse Demat janë kaq të bukur?”
Po për Demin?
Yje janë me të vërtetë.
Nah, s’kam njohur ndonjë dem të bukur.
3. “Pse Binjakët janë kaq të fuqishëm?”
Gënjejnë për këta Binjakët apo jo?
Joo, 100% e vërtetë.
Normal që janë të fuqishëm se janë dy persona, ndryshe nga ne të tjerët.
4. “Pse Gaforret janë kaq të çmendura?”
Ua, po këto Gaforret kështu?
Sikur s’e dinim.
Jo, tmerr. Janë shumë paqësore.
5. “Pse Luanët janë kaq dramatikë?”
Ia kanë gjetur Luanit?
Po pra, se duan të jenë gjithmonë qendra e vëmendjes.
Joo, thjesht janë kudo sepse dinë të bëjnë mirë gjithçka.
6. “Pse Virgjëreshat janë kaq sarkastike?”
Keni takuar Virgjëresha të tilla apo jo?
Po, se të gjitha ashtu janë.
Thuaj që s’mban dot sarkazmën, jo që ta ka fajin Virgjëresha.
7. “Pse Peshoret janë kaq tërheqëse?”
E vërtetë është?
Po, është fakt.
Ia futët kot. Ose s’më ka qëlluar mua asnjë Peshore e tillë.
8. “Pse janë kaq të bezdisshëm Akrepët?”
Po këta Akrepët?
Ta nxijnë jetën, mos pyet.
Joo, ku ta gjesh të të bezdisë një Akrep.
9. “Pse Shigjetarët janë kaq të fortë?”
Ju ka ardhur në ndihmë ndonjë nga këta Shigjetarë?
Po, në shumë raste.
Jo jo, të gjitha peshat vetë i ngre.
10. “Pse janë kaq tërheqës Bricjapët?”
Uaa dhe këta Bricjapët tërheqës dolën?
Pse, kishe dyshime?
Ua, po më habisni tani.
11. “Pse janë kaq të vështirë Ujorët?”
Biem të gjithë dakord për Ujorin më duket?
Po, dhe s’më ndryshon gjë mendim.
Ndoshta janë të tjerët nën nivelin e tyre, ç’faj kanë ata?