Lajme

Grabitet një taksist në Prishtinë

Një taksist është grabitur mbrëmjen e së martës në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, taksisti është grabitur nën kërcënimin e thikës.

Policia ka bërë të ditur se taksistit i janë grabitur 15 euro.

Rasti thuhet se është në hetime.

“Prishtinë 24.03.2026-20:30. Ankuesi mashkull kosovar -taksist, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënim të armës së ftohte thike i ka grabitur 15 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./teve1.info/

Të Ngjashme