ShowBizzz

Grabitet shtëpia e reperit Mozzik: Hajdutët marrin 100 mijë euro dhe 16 armë zjarri

Shtëpia e reperit të njohur nga Kosova, Mozzik, ka rënë pre e një grabitje. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë dhe lajmin e ka bërë me dije vetë reperi, teksa thotë se dëmi ka qenë i madh.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se grabitësit i kanë marrë në kasafortë 100 mijë euro,16 armë që i kishte me leje dhe disa sende me vlerë, kryesisht aksesorë floriri.

Mozzik ndër të tjera falenderon policinë e Kosovës për gadishmërinë, teksa pret që kjo grabitje të zbardhet dhe autorët të arrestohen.

Postimi i plotë i Mozzik:

Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave (hajduqëve)

Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k (njëqindmijë euro cash) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite. Nuk paskan lënë orë, unaza, zingjira, ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura. Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë. Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)

Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr (camera) Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet.

Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore, Ministria e Financave (nëse vec iu intereson mediave)

Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot.

Shnet Paçi !

Postimi i Mozzik


NewsBomb