Muzeu i Luvrit në Paris është mbyllur përkohësisht pas një grabitjeje të bujshme. Tre persona të maskuar vodhën bizhuteri të rralla të Napoleon Bonaparte dhe më pas u arratisën me një skuter.
Ministrja e Kulturës Rachida Dati konfirmoi se bëhej fjalë për një grabitje, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Ajo ndodhej në vendngjarje bashkë me stafin e muzeut dhe policinë.
Grabitësit hynë nga një zonë ndërtimi pranë lumit Senë, thyen dritaret dhe shkuan në Galerinë Apollo, ku morën nëntë bizhuteri të çmuara – mes tyre një gjerdan, një brosh dhe një diademë – dhe u larguan me një skuter në drejtim të autostradës A6.
/tiranapost
