BBV

Graciano eliminohet, banori lë shtëpinë pas votave të publikut duke mos takuar asnjë

Graciano është banori që lë shtëpinë nga nominimi i mbrëmjes së sotme.

Në nominimin e krijuar nga tre të preferuarit “prime”-n e kaluar, Graciano ishte ai që më pak u votua.

Roza ishte banorja e parë që shpëtoi nga treshja e fundit, ndërsa Meritoni i dyti.

Graciano la shtëpinë e “Big Brother VIP3” pa takuar asnjë nga banorët.

Atë nuk e shpëtoi as bileta e “Lori Caffe”, e cila ishte vetëm vajtje.