Lajme

Granata dhe fishekë, gjendet një arsenal armësh në një ndërtesë të vjetër në Gramsh

Një arsenal armësh është gjetur në fshatin Çekrez të Gramshit, në një kasolle me gurë, pronari i të cilës nuk jeton më.

Mësohet se arsenali i armëve është gjetur nga disa të rinj, që menjëherë kanë lajmëruar policinë e cila është nisur menjëherë në vendngjarje.

Brenda një arke të vjetër janë gjetur rreth 50 granata dore mbrojtëse, 17 granata sulmuese, rreth 40 granata dore me bisht druri. Gjithashtu edhe mbi 200 fishekë kallashnikovi si dhe një sasi fishekësh 7.62 mm.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo