ShowBizzz

Granit Xhaka feston ditëlindjen, partnerja i bën dedikimin e veçantë

Granit Xhaka feston sot ditëlindjen. Në 31 vjetorin e tij të lindjes urimet kanë qenë të shumta për një nga figurat më të dashura të futbollit.

Nëpërmjet një prej kujtimeve më të veçanta nga rrugëtimi i tyre të dashurisë, partnerja e tij e ka uruar kështu:

‘Gëzuar ditëlindjen shpirti jem. Të dua’, shkruan ajo në postimin e saj në Instagram.

Graniti dhe Leonita kurorëzuan martesën e tyre më 2017 dhe janë prindër të dy vajzave.

Çiftin e shikojmë aktiv dhe në rrjete sociale ku shpesh ndajnë me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.



lokimagazine