
6
A e keni pyetur ndonjëherë veten pse disa gra të mira, të dhembshura dhe të forta, përfundojnë shpesh në marrëdhënie toksike me partnerë manipulues?
Psikologët dhe studiuesit që merren me marrëdhënie abuzive tregojnë se psikopatët i zgjedhin me kujdes viktimat e tyre dhe zakonisht preferojnë gratë me shumë empati.
Shumë gra kanë disa tipare të zakonshme që, pa e ditur, i bëjnë më tërheqëse për psikopatët. Këto cilësi janë krejtësisht normale, madje shpesh të admirueshme, por pikërisht kjo i bën ideale për një manipulues.
Nëse keni ndjenjën se përfundoni vazhdimisht në lidhje me burra toksikë, që i kthejnë marrëdhëniet në stres, dramë dhe dhimbje emocionale, vazhdoni të lexoni më poshtë.
Ata dinë si ta zbulojnë dobësinë
Sandra L. Braun, autore e librit “Gratë që duan psikopatët”, tregon se psikopatët përdorin histori të trishta për të testuar reagimin emocional të gruas.
„Kam pyetur psikopatë se si i zgjedhin viktimat. Ata më treguan se shpesh rrëfejnë histori për abuzime të rënda në fëmijëri, vetëm për të parë si reagon gruaja. Nëse ajo është shumë e dhembshur dhe përpiqet ta ndihmojë, atëherë bëhet ‘shënjestër’ e lehtë.“
Gratë që duan të kujdesen për të tjerët
Psikopatët preferojnë partneret që kanë një prirje të fortë për të mbajtur përgjegjësi për të tjerët: ato që kanë kujdesur prindërit që në fëmijëri, shpëtojnë kafshë rrugësh apo bëjnë vullnetarizëm për kauza humane.
Këto gra janë të përgjegjshme dhe të besueshme, por kjo u jep psikopatëve mundësinë t’i manipulojnë dhe t’i fajësojnë për çdo sjellje toksike.
Miti i gruas së qetë shpesh nuk është i vërtetë
Një ide e gabuar është se viktimat janë gjithmonë gra të ndrojtura, pa zë. Në realitet, psikopatët shpesh tërhiqen nga gra ekstroverte, të forta dhe të suksesshme që për burrat e zakonshëm duken të paarritshme. Manipulimi i një gruaje të fortë është një sfidë që ushqen ego-n e tyre.
Pse shpesh synojnë gratë më të mëdha në moshë
Hulumtimet tregojnë se psikopatët synojnë shpesh gratë e divorcuara ose ato që ndihen të ngutura për të krijuar familje. Në këtë fazë të jetës, shumë gra mund të injorojnë sinjalet alarmuese dhe kjo i bën pre të lehta.
Jo rrallë, psikopatët lidhen me zonja të pasura për përfitime financiare.
Raporti i mirë me babain – pse mund të jetë një kurth
Është paradoksale, por shumë gra që kanë pasur një marrëdhënie të mirë me babanë shpesh u besojnë burrave më lehtë. Kjo ndjeshmëri dhe bindja se „njerëzit nuk janë të këqij“ mund t’i bëjë të bien viktimë e manipuluesve të aftë.
Dashuria nuk e ndryshon një psikopat
Psikopatët zgjedhin gra të dhembshura, të dashura dhe të përkushtuara, sepse kanë më shumë gjasa të falin, të justifikojnë sjelljet abuzive dhe të qëndrojnë, edhe kur gjithçka është bërë toksike.
Por një gjë duhet ta dini:
Ju meritoni më mirë.
Nuk mund ta ndryshoni një psikopat. Por mund të largoheni nga një lidhje që ju bën dëm. Vendoseni veten në plan të parë dhe kujtoni se dashuria e shëndetshme nuk kërkon të vuani.