ShowBizzz

Gratë punojnë më mirë në një zyrë të ngrohtë

Gratë punojnë më mirë në një zyrë të ngrohtë Femrat zakonisht kanë më shumë ftohtë se meshkujt, sepse ato janë më të ndjeshme, por ndikon edhe mënyra e veshjes.

Sipas studimeve pothuajse gjysma e punëtorëve (46%) ankohen se zyra e tyre është ose shumë e nxehtë ose shumë e ftohtë dhe 15% e të punësuarve pranojnë se kanë bashkëpunuar për temperaturën e zyrës. Në fakt, gratë punojnë shumë më mirë kur vendi i tyre i punës është më i ngrohtë. Burrat gjithmonë veshin më shumë rroba dhe nuk e kanë problem të ftohtin.

Kurse gratë janë më delikate, veshin më pak rroba, janë të ndjeshme ndaj luhatjes së temperaturave etj.

Dikur zyrat me kondicioner quheshin “dimri i grave”. Pra që femrat të jenë më të përgjegjshme ndaj punës, ambienti zyrës duhet të jetë i ngrohtë dhe i rehatshëm.