1
Riviera shqiptare ka marrë një tjetër shkëlqim me hapjen e Green Coast Hotel, pjesë e MGallery Collection, një destinacion që po vendos standarde të reja për luksin, mikpritjen dhe përjetimet unike mesdhetare.
I ndodhur në Palasë, aty ku Llogaraja takohet me Jonin, hoteli është kthyer menjëherë në një pikë referimi për turizmin elitar. Me arkitekturë që shkrin natyrën me elegancën moderne, Green Coast Hotel ofron 131 dhoma dhe suita të kuruara deri në detajin më të vogël – nga pamjet 270° mbi det, deri te përjetimi i qetësisë absolute në çdo hapësirë.

Histori dhe luks në një vend
Jo rastësisht kjo zonë është zgjedhur për një investim kaq madhor. Dikur bazë strategjike e Jul Çezarit, sot Palasa është shndërruar në një arenë ku historia takohet me të ardhmen. Vizitorët jo vetëm pushojnë, por jetojnë një eksperiencë që mbetet gjatë në kujtesë.

Gastronomi që të shëtit botën
Restoranti Mosalc është tashmë një adresë e re për kuzhinën mesdhetare të ndërthurur me shije nga Lindja dhe Amerika Latine. Pjata të rafinuara me përbërës vendas, kokteje pranë pishinës “Bliss” dhe net me muzikë live e kthejnë qëndrimin në një festë të pandalshme.

Wellness & përjetime që të rikthejnë energjitë
Nga spa dhe trajtimet e personalizuara, te aktivitetet si hiking në gjurmët e Çezarit, degustime vere apo masterclass gatimi tradicional – Green Coast Hotel është më shumë se një hotel: është një destinacion i plotë për trupin dhe shpirtin.

Eleganca vërehet në të gjitha 131 dhomat si edhe në suitat, përfshirë edhe Suitën Presidenciale madhështore. Balanca mes toneve neutrale tokësore të mureve dhe mobilieve të buta në ngjyrë krem pasqyron në mënyrë perfekte trashëgiminë e lashtë kulturore të vendit, që shtrihet deri në kohën e Perandorisë Romake, si edhe statusin e tij si një destinacion modern udhëtimi. Sapo hyra në dhomën time, ndjeva një rehati të sofistikuar që më pushtoi, ndjenjë e cila u shtua edhe më shumë kur u shtriva në çarçafët e butë të krevatit dopio.
Për më tepër, çdo mëngjes do të keni mundësinë të dilni në ballkonin tuaj privat me pamje nga Deti Mesdhe dhe të shijoni një kafe ndërsa sodisni pamjet mahnitëse të plazhit, me Korfuzin dhe Italinë që duken lehtësisht në horizont.

I pozicionuar pranë plazhit të parë me Flamur Blu në Shqipëri, hoteli ofron një eksperiencë të rrallë ku pastërtia natyrore dhe turizmi i qëndrueshëm bëhen realitet. Me Orikumin antik, Himarën e gjallë dhe ullishtat autentike vetëm pak minuta larg, vizitorët kanë në duar gjithë pasurinë e Rivierës.

Green Coast Hotel nuk është vetëm një vend për të kaluar pushimet. Është një histori që përjetohet, një luks që frymon dhe një eksperiencë që mbetet përgjithmonë.
ks


