Ardhja e mundshme e Donlad Trump në pushtet, nuk po cilësohet si një sinjal pozitiv për shtetin tonë, marrë parasysh qasjen e tij ndaj problemeve në rajonin e Ballkanit.
E kohët e fundit, ish i dërguari i Donald Trump për Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili po konsiderohet si i besuari i ngushtë i ish-presidentit amerikan, po përfiltet se mund të bëhet Sekretar i Shtetit, nëse fiton ‘miku’ i tij’ zgjedhjet.
E në lidhje me këtë gjë, në një prononcim për “Bota sot” foli anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi.
Luan Gacaferi.
Fillimisht, u shpreh se nuk beson që Trump do fitojë zgjedhjet në SHBA, derisa tha se edhe nëse ndodhë që republikanët shpallen fitues dhe Grenell zgjedhjet sekretar, sërish nuk ndryshon asgjë për Kosovë, kjo në rast se Kurti vazhdon të jetë kryeministër.
“E para punës unë nuk besojë që Trump do fitojë në SHBA!
Pastaj mund të përflitet shumë dhe për gjithçka, por edhe në rastin me të keq nëse Trumpi fiton dhe Grenell zgjidhet sekretar i jashtëm, për sa kohë në Kosovë, KM Kurti do votohet nga qytetarët e Kosovës nuk ndryshon diçka, sepse as Amerika nuk e ka në interes gjeostrategjik t’a destabilizojë Kosovën!”.
Krahas kësaj, përmendi dy shtetet që nuk do e lejonin ndryshimin e kufijve të Kosovës, pasi një gjë e tillë do ishte si të hapej kutia e Pandorës.
“E shto pastaj që Gjermania e Anglia s’do pranonin për asnjë çmim luajtjen më kufijtë e Kosovës, që pastaj do ishte hapja e kutisë së Pandorës në gjithë Ballkanin!
E vetmja gjë pozitive që do ishte për Serbinë, nëse Grenell emërohet sekretar i shtetit, do ishte se Vuçiq do e siguronte karrigen e tij edhe për disa vite, duke e ditur se ka miqësi me Grenellin!” – përmbylli Luan Gacaferi për “Bota sot”.